Vendosja e Prigozhin në Bjellorusi kërcënim? Stoltenbeg: Gati të rrisim trupat në lindje

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jean Stoltenberg u pyet nëse vendosja e Prigozhin në Bjellorusi mund të jetë një kërcënim për vendet e lindjes. Stoletenberg tha se ende nuk dihet se ku do të vendosen forcat e grupit Wagner, por nuk përjashtoi mundësinë që ato të ndjekin Prigozhin në Bjellorusi. Ai theksoi se NATO është e gatshme të forcojë mbrojtjen në vendet aleate dhe se do mbrojnë çdo territor të tyre.

“Është herët për të thënë se ku do përfundojnë këto forca. Është herët për të bërë një gjykim final për pasojat duke parë faktin që Prigozhin ka lëvizur drejt Bjellorusisë. Ka forca që disa prej forcave të ndjekin në Bjellorusi. Do sigurohemi që të jemi të gatshëm të mbrojmë çdo aleat të NATO-s, sidomos ato që janë vende kufitare me Bjellorusinë. Edhe me pushtimin e Ukrainës dyfishuam praninë ushtarake në pjesën lindore. E kemi gatishmërinë, planin, forcat tona dhe përkushtimin për të mbrojtur çdo territor të NATO përkundrejt çdo kundërshtari dhe kjo shkon për Moskën dhe Minskun. Përndryshe ne nuk e dimë ende se ku do të stabilizohen forcat e Wagner”, tha Stoltenberg.


Lajmi kryesor:

Liderët e NATO mblidhen në Holandë për Ukrainën! Rama flet për Kosovën: Çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik, s’lejojmë Donbas të dytë


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja