Vendosja e TVSH, Vasili: Rama
po shkatërron mijëra biznese

Vendosja e TVSH, Vasili: Rama<br />po shkatërron mijëra biznese
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Petrit Vasili ka sulmuar Kryeministrin Rama se po shkatërron biznesin e vogël duke u vendosur skemën e TVSH-së.

“Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël"- thuhet në statusin e Petrit Vasilit

Statusi i plotë  i nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim:

Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël.
Kryeministri shkatërron pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në.
Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël.
Shpjegojani shkollëpakut se kjo punë s'ka lidhje as me fatura e as me kupon se u bë gazi i botës me ato që thotë.
Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t'ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës,
supermarketeve të oligarkise.


Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com
 
 

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin