Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Te shtunën 7 maj mund të nisni një njohje të çmuar, ndaj mos e nënvlerësoni një person të shenjës së Demit. Lajm i mirë është duke ardhur në sferën e punës.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Jeni të vendosur për të arritur qëllimet tuaja, por të shtunën dëshironi të bëni një pushim nga puna dhe t’i përkushtoheni familjes.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Të shtunën mund të keni disa pengesa të vogla, përpiquni të jeni të duruar. Lajme të mira në sferën profesionale, puna juaj së shpejti do të shpërblehet.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
E shtuna do të jeni pak i zhytur në mendime, përpiquni të shkëputeni nga rutina, një shëtitje në ajër të hapur do t’i sjellë dobi trupit dhe shpirtit tuaj.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Vendosmëria juaj do t’ju çojë larg, do të favorizoni bashkëpunime të reja. Nga ana tjetër kini kujdes të mos i ndrydhni ndjenjat.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Jeni një person preciz, por e shtuna mund të keni përshtypjen se nuk mund të vazhdoni më për asgjë. Merrni një pushim për të analizuar situatën tërësisht.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Të shtunën jeni pak i nënshtruar. Përfitoni nga kjo ditë për t’u çlodhur dhe për t’i kushtuar pak kohë të çmuar vetes.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Dita ju jep emocione, mos u mbyllni në shtëpi. Favorizohen punët që janë në kontakt me publikun, lajme të mira po vijnë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Mos lejoni që fakti se këtë të shtunë jeni pa pikë dëshire për të bërë gjëra, të dëmtojë qetësinë tuaj. Rimëkëmbja nis në orët e mbrëmjes.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
E shtuna ndaloni racionalitetin dhe përkushtohuni pas disa hobeve, nëse jeni beqarë, shikoni përreth jush.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Takimet janë të preferuara të shtunën, nëse ju pëlqen një person mos hezitoni të dilni me të. Emocione të bukura po vijnë.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Kjo e shtunë ju sheh si protagonistë. Mos lejoni që disa mendime që rrihen në familje të minojnë shkëlqimin që ju rrethon në këtë periudhë.