Policia e Durrësit arrestoi 2 persona dhe procedoi penalisht 3 të tjerë, pasi nëpërmjet aparateve të tyre celularë, organizonin baste sportive.
Si rezultat i kontrolleve policia arrestoi O. P., 47 vjeç dhe R. D., 24 vjeç, banues në Durrës dhe nisi hetimet ndaj Dh. B., 33 vjeç, I. K., 40 vjeç dhe N. H., 56 vjeç, banues në Durrës.
Aparatet e tyre celularë të cilët përdoreshin për bastet online, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.