Vendosnin muzikë të lartë nëpër lokale mbi orarin e lejuar, nën hetim 10 pronarë, menaxherë dhe muzikantë

Vendosnin muzikë të lartë nëpër lokale mbi orarin e lejuar, nën hetim 10 pronarë, menaxherë dhe muzikantë

Nga kontrollet e kryera përgjatë fundjavës, në disa lokale në Dhërmi, Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Tiranë, policia ka konstatuar raste të tejkalimit të orarit dhe nivelit të muzikës. Për pasojë janë vënën nën hetim 10 persona.

Gjatë kontrolleve të kryera në të gjithë vendin, u konstatuan gjashtë raste paligjshmërie në disa qytete bregdetare, për të cilat u vunë nën hetim 10 persona, pronarë, menaxherë dhe muzikantë, që prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët dhe pushuesit, pasi kishin vënë muzikë të lartë në lokalet e tyre.

Konkretisht në Vlorë, Livadh dhe në Dhërmi, policia ka konstatuar se në tre lokale ishte vënë muzikë në tejkalim të orarit dhe nivelit të përcaktuar.

Për rrjedhojë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 persona, I. D., S. H., P. P., E. M., D. H., I. M. dhe E. P., të cilët ishin pronarë, menaxherë dhe muzikantë në këto lokale.

Ndërsa në Durrës një 50-vjeçar me iniciale E.A pronari i një lokali, u vu nën hetim pasi u konstatua se biznesi i tij kishte cënuar ligjin për zhurmat.

Po ashtu në Tiranë, në unazë të re, u konstatua gjithashtu një lokal në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin misi hetimi në gjendje të lirë për menaxherin e këtij lokali,  L. K., 36 vjeç.

Një tjetër rast u zbulua në Elbasan, në rrugën “Aqif Pasha“, ku një lokaol në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, E. S., 40 vjeç, i cili gjithashtu kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për ndërprerjen e muzikës.

Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/07/2023 01:21

    Kjo ndodh sepse shteti nuk ve ligje e kushte per keto lloj aktivitetesh,perpara se t'ju jape leje.Do ti te hapesh lokal me muzike? O.K,por me pare duhet te kesh muret e tavanin te izoluara me material kunder zhurmes,jane panele e materiale kastile per kete pune,pas kesaj ke leje t'i biesh //qemanes// 24 ore po te kesh mundesi.Ketu ku jetoj,ka plot klube e disco,por dhe mizat nuk degjohen jashte tyre,sepse i kane ambientet te izoluara per zhurma.Kur eshte fjala pastaj per klube te hapura,atehere ndryshon puna,orar qe duhet zbatuar me rreptesi e denim patjeter per shkelesit.Por fajin e kane dhe vete pronaret e ketyre klubeve ne Shqiperi,shteti nuk ka arritur ne ate nivel ndergjegjesimi sa t'ju kerkoje /sound/-izolim,por dhe vete keta jane komplet injorante ne kete drejtim,ose nuk duan vete.Harxhojne qindra-mijera leke,euro,te hapin nje klub,t'a zbukurojne,t'a bejne sa me festiv e te akomodushem,pa llogaritur pije,WI-FI,e sisteme te fjales se fundit per muzike e per te mos permendur numrin e artisteve qe prenotojne per koncerte e dasma,per te mbajtur klientelen te kenaqur e te lumtur dhe nuk shpenzojne dy kacidhe per te izoluar ambientin nga zhurmat, qe do t'ju evitonte dhe gjobat e sekuestrimet me policine,por dhe gjyqet,pa llogarritur sa fitim do te kishin, po te ishin ne rregull me gjithecka.Po kush t'a beje? Keta qe hapin lokale sot ju duket sikur kane akoma nje lokal ne mes te humbetires,ne nje fshat me 5 shtepi larg njera-tjetres e ku askujt si behej vone per zhurrma qe hynin neper dhomat e fshatareve si jehone e larget!

    Përgjigju
  • Anonim: 02/07/2023 14:22

    Shume mire qe kete vit reagon policia se po na luajn mendsh keto me disko ne mes qytetit,jo cdo njeri ka preferencat e muzikes qe ata luajn qe na detyrojn ti degjojm pa u permbajtur rregullave persa i perket sa Dezibel eshte e lejuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik