Venecia konsiderohet një qytet shumë i shtrenjtë dhe kështu është nëse mban parasysh që dy kafe sheshin S.Marco mund të bëjnë deri 30 euro. Por ka akoma dy-tri gjëra që mund të bëhen duke shpenzuar pak.
-një shëtitje në gondola kushton 80 euro por nëse dëshiron një shëtitje në Canal Grande paguan vetëm 0.50 euro dhe kjo nëse merrni tragetet e mëngjesit,m sidomos atë mes S.Tomà e S.Angelo. Por nëse doni të rrini në gondola bëhuni pjesë e një grupi, pasi pagesa e gondolës nuk është për person. Kështu ju mund të pjestoni shumën me të tjerë.
-Për të shijuar “cicchetto” ose një gotë verë shoqëruar me peshk, mish apo jeshillëqe, mos kërkoni restorantet më të shtrenjta, por lokalet e vogla të shpërndara në të gjithë qytetin. Cmimet janë më të moderuara.
- Hyrja në bazilikën e S.Marco është falas edhe pse vizita tek Thesari dhe Pala d'Oro kushtojnë 3 dhe 2 Euro. Edhe ngjitja në bazilikë nga ku mund të shihni të gjithë sheshin kushton vetëm 4 euro.
- Ngjitja deri tek këmbana e kishës së S.Giorgio kushton 3 euro.
- Hyrja në këto muze është mjaft e leverdisshme:
Muzeu i Historisë së Natyrës (salla e dinosaurëve) –falas
Muzeu dioqezan – ofertë e lirë
Muzeu detar - 1,55 Euro
Shtëpia e Carlo Goldoni - 2,5 Euro
Muzeu hebraik - 3 Euro
Ca' d'Oro - 5 Euro
- Një copë picë dhe një shishe ujë në minipiceritë e shumta që gjenden në S.Margherita, Strada Nuova, Ruga Rialto, S.Giacomo e Toletta pranë S.Barnaba.
- Një akullore (1-1,5 Euro ) ose të famshmen "gianduiotto da passeggio" me 4 Euro. Për ta gjetur duhet shkuar në zonën e Zattere-s.
- Një spritz (2,5 Euro): aperitivi më i njohur venecian që gjendet në variantet "bitter", "aperol" o "select".
ROMA, 10 GJËRA PA PAGUAR
Qyteti i përjetshëm për të gjithë xhepat. Dhjetë vendet kryesore për një fundjavë falas.
1.Sheshi Navona- Një nga simbolet e qytetit, I mbushur gjatë gjithë vitit. Ka formën e një stadium antik. Në qendër ndodhen shatërvani i Berninit dhe pak më tutje edhe dy shatërvanë të tjerë.
2. Colle del Gianicolo- Është një nga pikat më spektakolare ku mund të shijosh Romën nga lart. Nën hijen e statujës së Giuseppe Garibaldi, ka një këmbanë që bie në mesditë dhe të gjithë romanët rregullojnë orën me këtë gong.
3. Forumi pernadorak- Nuk duhet ngatërruar me Forumin romak (ku hyrja është me pagese).Gjendet përgjatë rrugës nga Sheshi Venezia, deri tek Koloseu
4. Sheshi Farnese- Është sheshi më i njohur në Romë ku gjendet pallati Farnese.
5. Shatërvani Trevi- Është shatërvani më I njohur në botë. Shkoni në mbrëmje nëse doni të shmangni turmën. Dhe mos harroni të hidhni një monedhë.
6. Piazza di Spagna- Në cdo orë të ditës apo të natës dikush është ulur në shkallët e Trinità dei Monti. Në qendër të qytetit gjendet shatërvani Barcaccia del Bernini. Nëse doni të shihni nga lart ngjitni 135 shkallët dhe shijoni Romën e mrekullueshme.
7. Ishulli Tiberina- Është lagjja e hebrenjve dhe shkohet nëpërmjet Ponte Fabricio nëse vjen nga Lungotevere de’ Cenci. Ishulli është shumë I njohur për plazh dhe shëtitje.
8. Parku i trëndafilave- Në krah të Circo Massimo, gjendet një park I panjohur kushtuar trëndafilave. Hapet vetëm gjatë pranverës dhe është I magjishëm gjatë muajit maj.
9. Appia Antike - Rruga Appia është një muze në qiell të hapur. Kisha mauzeme, vila të vejtra dhe një park.
10. Forumi Italik- Është shembulli më I bukur I arkitekturës se epokës fashiste por edhe si qendër sportive.
/Shqiptarja.com