Më 30 mars policia italiane arrestoi 13 shqiptarë, nën akuzën e trafikimit dhe shitjes së kokainës të destinuar për tu tregtuar në qendrën historike të Venecies. Ditën e sotme autoritetet vendase kanë bërë të publik identitetin e të arrestuarve në kuadër të operacionit Fontega.
13 shqiptarët e arrestuar janë: Kol Bushpepa, Fatjon Caushaj, Saluh Dauti, Erida Gorovelli, Gasper Maklaj, Shjelzen Meshi Taulan Osmani, Emiliano SterkajL, Brunilda Tusha, Erald Tusha, Erjon Tusha, Severjan Tusha dhe Olsi.
Atyre u shtohen tre të arratisur që aktualisht gjenden në Shqipëri, deklarojnë mediat italiane. Gjithashtu të dyshuar janë edhe katër italianë për të cilët nuk ka ndonjë masë paraprake.
Në shtëpitë e tre të arrestuarve, kreut të bandës Kol Bushpepa dhe dy të tjerëve iu sekuestruan më shumë se 80 mijë euro në para kesh. Lëndën narkotike shqiptarët e merrnin nga Holanda, aty ku edhe ata kishin lidhje të ngushta.
Kreu i grupit të shqiptarëve nga Mestre ishte arrestuar edhe në 2012, sërish për trafikimin e lëndëve narkotike. Në atë rast Bushpepa u arrestua, së bashku me bashkatdhetarët e tjerë me një ngarkesë prej 229 kilogramë marijuanë me një vlerë mbi 2 milion euro.
Operacioni i quajtur Fontega, prej kohësh kishte nën vëzhgim anëtarët shqiptarë të bandës të cilët punonin në qendrën historike të lagunës. Ata shfrytëzonin një pune normale për të qenë në gjendje të lëvizin të pa shqetësuar në kanalet e Venecias, ku edhe shisnin lëndën narkotike. Në muajt e fundit shqiptarët e drejtuar nga Kol Bushpepa po zgjeroheshin gjithashtu në zonën e Trevisos. Në Quinto, Olsi Veizi, 29 vjeç dhe Emiljano Sterkaj, 34 vjeç u kujdesën për tregtimin e kokainës që vinte nga Mestre.
Banda ishte tejet e strukturuar solide, piramidale dhe e organizuar, e ndarë sipas detyrave dhe niveleve, e pajisur me struktura logjistike të veçanta.