Venecia, ‘Republika e Kastorëve’ e kërcënuar më shumë nga njeriu sesa nga natyra

Venecia, ‘Republika e Kastorëve’ e kërcënuar më shumë nga njeriu sesa nga natyra

Venecia është bërë me të njëjtën substancë si ëndrrat, ato për të cilat shkroi Shekspiri dhe që frymëzuan breza artistësh dhe shkrimtarësh. 

Por substanca, ajo që ka lejuar ‘Serenissima-n’ të ndërtohet, është balta e kripur. 

I gjithë qyteti ishte ndërtuar në mbi 100 ishuj të përkëdhelur nga baticat. 

Për të konsoliduar themelet e qytetit, u vendosën trarë druri, madje 25 metra të gjatë, derisa ato arritën në shtresën kompakte të argjilës, e cila ndodhet rreth dhjetë metra nën shtresën e sipërfaqes së tokës. Një vepër gjeniale, e hyjnizuar edhe nga Gëte i cili, në  librin "Kujtimet e Udhëtimit në Itali", falënderon fatin që e çoi atë të vizitonte qytetin e mrekullueshëm, atë që ai e quajti "Republika e Kastorëve”.

Ashtu si kastorët, brejtësit e palodhshëm, venecianët ndërtuan qytetin në lagunë.

Për ndërtimin e Urës ‘Rialto’ u implantuan 11,000 trarë druri për të mbajtur peshën e strukturës së gurit. Ata, të zhytur në zhulin e baltës, me kalimin e kohës nuk kalben por mineralizohen duke u bërë më shumë rezistentë.

Në Venecia natyra ka qënë gjithmonë disa hapa përpara industrisë së ndërtimit por ajo nuk ka mundur të mbrojë veten nga shkatërrimi që i ka bërë njëriu. Ngrohja globale dhe ngjarjet ekstreme të motit janë kërcënimi i fundit për mbijetesën e qytetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Kombëtarja italiane e futbollit zbarkon në sheshin San Marco, pas fitores bindëse në Sarajevë: Venecia do ringrihet

 

Pas fitores bindëse në Bosnje, sot në mëngjes Kombëtarja Italiane u transferua nga Sarajeva në Venecia. Sapo zbarkuan ata shkuan në qendër të qytetit për të sjellë afërsinë dhe solidaritetin e të gjithë Azzurrëve.

Lojtarët e Kombëtares italiane vizituan disa biznese të dëmtuara nga uji dhe biseduan me venedikasit dhe duke përshëndetur vullnetarët e mbrojtjes civile, policët lokalë dhe karabinierët në punë në Piazza San Marco.

"Venecia është një qytet i plagosur, por është i fortë, si dhe është i mrekullueshëm, ai ka treguar karakter të shkëlqyeshëm dhe një aftësi të jashtëzakonshme për t'u ngritur përsëri. Prania jonë këtu është një mesazh i dashurisë për qytetin, për qytetarët e saj dhe për ata që po punojnë për ta rikthyer këtë situatë tragjike në normalitet”, - u shpreh portjeri i Kombëtares Donnarumma përpara Bazilikës San Marco.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës