Stilisti Japonez Tadashi Shoji prezantoi koleksionin romantik me të qëndisura dhe dantella të shumta në fustanet dhe fundet të stiluara për kolesionin pranveror 2015 në Javën e Modës në New York. Shoji u inspirua për koleksionin e tij nga një fasadë në ndërtesën e vjetër të quajtur Ca’d’Oro e cila tani është kthyer në një muze.
Ai thotë se fasada është shumë e bukur si jashtë dhe brenda, dhe vizita para disa kohësh aty e frymëzoi shumë për këtë koleksion. Gjatë sfilatës Shoji shpalosi një shpirt romantik me dizenjot në ngjyrë të trëndafiltë, fildishi, ari dhe blu e thellë deti.
Ai shpjegon se dantellat dhe qëndisjet i sjellin pikërisht dritaret e vjetra në ndërtesën Veneciane dhe ai ka dashur të përcjellë të njëjtin origjinalitet dhe në modelet e tij. Shoji ka lindur në Japoni dhe ka studiuar stilim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Los Angeles.
Ai nisi linjën e tij të parë në vitin 1982. Që nga ajo kohë ai ka ndërtuar një klientelë globale me kliente femra që kanë nevojë të shkëlqejnë në mbrëmje gala dhe dasma.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com