Venecia, përpjekja për rekord përfundon në tragjedi. Motoskafi përplaset me digën, 3 të vdekur

Venecia, përpjekja për rekord përfundon në tragjedi. Motoskafi përplaset me digën, 3 të vdekur

Me rekordin gati në dorë, përpjekja u shndërrua në një tragjedi në hyrje të Venecias.

Në det të hapur, një motobark që ishte nisur nga Montecarlo me destinacion Venecian, goditi digën mbrojtëse të portit me shpejtësi gati 80 nyje, (rreth 140 km në orë).

Kampioni Fabio Buzzi dhe dy britanikë vdiqën si pasojë e përplasjes, ndërsa anëtari i katërt i ekuipazhit, Mario Invernizzi, u plagos rëndë dhe është jashtë rrezikut.

Ndihma e shpejtë e cila mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit detar, i gjeti viktimat të pajeta

Barka e fuqishme, e gjatë rreth njëzet metra dhe me motorë që e lejojnë atë të arrijë shpejtësinë deri në 70 nyje (rreth 130 km / orë), ishte larguar nga Montecarlo në mëngjes, rreth orës 11.

Kampioni Buzzi, mesa duket, kishte vendosur të thyente rekordin e tij të vendosur në Mars 2018, shpejtësi e cila kishte arritur në 277.5 Km/orë, gati nyje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë