Venezuelë, protesta të dhunshme
në ditën e referendumit, një i vdeku

Prej muajsh Venezuela është përfshirë nga trazira të mëdha politike të cilat kanë nxjerrë njerëzit në rrugë duke shkaktuar protesta të dhunshme ku nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe forcave qeveritare.
 
Gjatë së dielës kur ishte dita e referendumit, i cili do ti jepte më shumë fuqi presidentit Maduro, përleshjet mes protestueve të opozitës dhe trupave qeveritare kanë shkaktuar të paktën një viktimë dhe dhjetra të palgosur.
 
Me anë të referendumit, Maduro pretendon të ndryshojë Kushtetutën, duke formuar Asamblenë Kushtetuese, përmes të cilës ai do të siguronte kompetenca akoma dhe më të mëdha për vete dhe do ta anashkalonte Parlamentin e vendit.
 
Nga protestat e dhunshme të së dielës një 43 vjeçar humbi jetën në qytetin perëndimor Barquisimeto, duke arrit në 126 numri i përgjithshëm i të vrarëve që nga fillimi i protestave tre muaj më parë, raporton Agjensia Franceze e Lajmeve, (AFP).
 
Gjithashtu mediat vendase dhe të huaja raportojnë se një pjesë e madhe e qytetarëve të vendit e kanë braktisur votimin e këtij referendumi të organizuar nga Maduro.
 
Redaksia Online
Er.K.Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet