Venezuelë,vijojnë protestat e
dhunshme, humbin jetën 2 persona

Venezuelë,vijojnë protestat e<br />dhunshme, humbin jetën 2 persona
Të paktën 2 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë protestave të dhunshme  anti-qeveritare që po zhvillohen në Venezuelë, ku kërkohet largimi i presidentit Maduro.

Rreth 24 qytetarë kanë humbur jetën që në kohën kur kanë nisur edhe demostrimet dhe përleshjet ku policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protestat shpërthyen nga vendimi i Gjykatës Supreme për të marrë kompetencat e fraksionit opozitar, të dominuar nga Asambleja Kombëtare. 

Kthimi mbrapsht i vendimit më pas nga gjykata nuk mjaftoi për të ndalur valën e dmonstratave, me mbështetësit e opozitës që kërkonin zgjedhje të menjëhershme. 

Ndërsa qytetarët shprehen se nuk duan më dhunë por e vetmja mënyrë për të kunrërshtuar regjimin sipas tyre është protesta në rrugë.

Nga ana tjetër qeveria socialiste e presidnetit Maduro shprehet se janë pikërisht kritikët dhe opozita që duan të krijojnë një grusht shteti të dhunshëm.

[gallery]21977[/gallery]


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë