Qeveria e Venezuelës urdhëroi largimin nga vendi të ambasadorit të Gjermanisë, për shkak të mbështetjes ndaj udhëheqësit të opozitës Juan Guaido, i cili është përfshirë në një betejë politike me Presidentin Nicolas Maduro.
Përmes një deklarate, qeveria venezueliane i dha 48 orë afat të largohet ambasadorit gjerman Martin Kriener, me argumentin se ndërhyn në punët e brendshme të Venezuelës. Qeveria e Venezuelës e dha urdhërin pasi zoti Kriener u takua me zotin Guaido të hënën në aeroport, kur ai u kthye pas një turneu jashtë vendit.
Juan Guaido, i njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe 50 vende të tjera si udhëheqësi i përkohshëm i Venezuelës, u kthye të hënën nga turneu në katër vende të Amerikës Latine, duke shkelur një urdhër gjykate që i ndalonte atij udhëtimin jashtë vendit. Pas kthimit të tij, zoti Guaido mori pjesë në një miting, ku bëri thirrje për largimin nga pushteti të Presidentit Nicolas Maduro.
Venezuela ndodhet në mesin e një krize humanitare, e cila pritet të keqësohet nga pasojet që do të kenë sanksionet amerikane ndaj naftës venezueliane. Përkrahësit e zotit Guaido thonë se rizgjedhja vitin e kaluar e Nicolas Maduros, i cili ka mbështetjen e Rusisë, ishte e paligjshme. /Voa
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 1157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja
24 Dhjetor, 21:39
-
Enver Robelli: Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë
24 Dhjetor, 09:35
-
Gjermani/ Pas ngjarjes në Magdeburg: Sulme ndaj migrantëve
24 Dhjetor, 08:44
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër
22 Dhjetor, 17:45
-
Sulmi në Gjermani, ekstremistët kërkojnë dëbimin e refugjatëve
22 Dhjetor, 13:28
-
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje
22 Dhjetor, 13:10
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Sulmi në Gjermani/ 5 të vdekur, mes tyre një 9-vjeçar, 205 të plagosur, 41 në gjendje të rëndë! Scholz viziton tregun e Krishtlindjeve (VIDEO)
21 Dhjetor, 08:12
-
Gjermani/ Tragjedi në Magdeburg, makina përplas turmën në Tregun e Krishtlindjeve, 2 të vdekur e 68 të plagosur! Kapet autori! S'ka shqiptarë të lënduar (VIDEO)
20 Dhjetor, 20:49
-
Zgjedhjet në Gjermani/ Elon Musk shpreh hapur mbështetjen për AfD-në, partinë e ekstremit të djathtë
20 Dhjetor, 16:49