Venezuela drejt regjimit autoritar
nis greva e përgjithshme

Venezuela drejt regjimit autoritar<br />nis greva e përgjithshme
Opozita e Venezuelës i bën thirrje presidentit të vendit Nicolas Maduro të pezullojë zgjedhjet për Asamblenë e re që do të përcaktojë ndryshimet në kushtetutën e vendit socialist. Ata e akuzojnë presidentin se po tenton të kalojë Venezuelën në regjim autoritar duke i shtirë në dorë të gjitha institucionet.

Rrugët e kryeqytetit Caracas jane bllokuar me goma dhe kosha mbeturinash nga protestuesit anti-qeveritarë.
“Ne po shohim vetëm rrugë të zbrazëta dhe dyqane të mbyllura, “ tha lideri i opozitës Henrique Capriles ndërsa po përshkonte me këmbë rrugët e qytetit.

Forcat opozitare kryen një konsulencë jozyrtare me votuesit në datën 16 korrik për të shfuqizuar Asamblenë aktuale dhe të detyrojën parlamentin për të emëruar një gjykatë supreme dhe një autoritet të ri zgjedhor. Pretendimet e tyre u ndeshëm me refuzimin kategorik të Maduros. Kjo situatë shënoi nisjen e protestave dhe demonstratave në të gjithë venezulën.

Qeveria e Maduros ka reaguar në mënyrë agresive ndaj protestuesve duke dërguar forca policore dhe milici për t’i shpërndarë. Në 4 muaj demonstrata janë vrarë 90 veta. Protestuesit dhe liderët opozitërë ngarkojë me përgjegjësi qeverinë e Maduros.

Kolumbia, Franca, Spanja dhe BE-ja i kanë kërkuar Nicolas Maduro të pezullojë mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe administrata e tij kanë vendosur të ndërmarrin sanksione të shpejta ekonomike ndaj qeverisë socialiste të Venezuelës.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojë mënjanë teksa Venezuela zhytet në krizë , “ tha Trump në një deklaratë.

Venezuela është partneri më i madh tregtar i SHBA-së dhe furnizuesi i tretë më i madh i saj me naftë bruto.

Qëndrimi I ashpër I qeverisë venezueliane I ka shtyrë forcat anti-qeveritare të nisin aksionin për grevë të përgjithshme, për herë të parë që nga viti 2002 kur u tentua rrëzimi I ish-presidentit Hugo Chavez, e cila zgjati dy muaj dhe Chavez ruajti postin e tij dhe qëndroi deri në vitin 2013 kur vdiq nga një kancer.

Si pasojë e krizës politikë, Venezula vuan reduktimet në ushqime, medikamentet, shërbimet bazike dhe rritjen e kriminalitetit.

Ministri I punës Nestor Ovalles tha se kompanitë private që mbyllen si pjesë e grevës së përgjithshme do të ndëshkohen. “Ne nuk do ta lëjojmë këtë gjë. Do ta vëzhgojmë nga afër situatën, “  paralajmëroi ai.

Carmen Duque, që punon në një kompani sigurimi duhet të shkojë në punë herët të Enjten pavarësisht dëshirës së saj për t’iu bashkuar grevës. “ Duket se është një sukses. Dua të bëhem pjesë e grevës po jam e thirrur në punë, “ tha Duque teksa kalonte rrugët e bllokuara.

Një grua e veshur me bluzën që deklaron mbështetjen për qeverinë e Venezuelës I quajti kundërshtarët “kukulla dhe Zombie”. “ Ata që përkrahin këtë grevë nuk kuptojnë asgjë ,” tha gruaja, e cila nuk e bëri publik emrin e saj.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi