Presidenti Maduro tha se do të marrë masa nëse CNN nuk "korrigjon mbulimin e saj". Ai sulmoi mbulimin që i është bërë protestave nga mediat e huaja ndërkombëtare. "Mjaft me propagandë, nuk do të pranoj luftën e propagandës kundër Venezuelës", tha Presidenti Maduro.
Sipas BBC, qeveria ka qenë shumë kritike ndaj mbulimit të protestave nga mediat e huaja, ndërsa protestuesit thonë se janë të shqetësuar për mungesën e lirisë së medias.
Presidenti Maduro gjithashtu urdhëroi dëbimin e 3 diplomatëve amerikanë këtë javë nga Venezuela. Protestat në Venezuelë kanë filluar kundër Presidentit pas arrestimit të liderit të opozitës Leopoldo Lopez.
Opozita tashmë nën drejtimin Henrique Capriles ka bërë thirrje për protesta të tjera paqësore antiqeveritare ditën e shtunë.
Në një konferencë shtypi, Capriles refuzoi dhunën dhe tha se ishte i gatshëm për dialog, por qeveria nuk pranon të ulet në bisedime.
(v.gj/shqiptarja.com)