Venezuela liron nga burgu 7 amerikanë, në këmbim për dy të afërm të Maduros

Venezuela liron nga burgu 7 amerikanë, në këmbim për dy të afërm të Maduros

Autoritetet në Venezuelë liruan nga burgu të shtunën shtatë amerikanë në këmbim të lirimit nga Uashingtoni, të dy nipërve të bashkëshortes së Presidentit Nicolás Maduro, të burgosur prej kohësh nën akuza për drogë. Ky zhvillim u pa si një zbutje e rrallë e marrëdhënieve armiqësore mes dy vendeve. Shkëmbimi i amerikanëve, mes tyre pesë drejtues ekzekutivë të një kompanie nafte që u mbajtën në burg në Venezuelë për gati pesë vjet, pason muaj të tëra diplomacie e bisedimesh të fshehta, që përfshinë edhe një prodhues të madh të naftës.

Marrëveshja përbën një gjest të pazakontë të vullnetit të mirë nga Nicolas Maduro, teksa udhëheqësi socialist po kërkon të rindërtojë marrëdhëniet me SHBA-në ndërsa ka arritur të nënshtrojë shumicën e kundërshtarëve të tij në vend. Ndërsa Shtëpia e Bardhë mohoi se po ndodh ndonjë ndryshim në politikën ndaj Venezuelës, lirimi i amerikanëve mund të krijojë hapësirë për administratën Biden për të lehtësuar sanksionet e naftës ndaj Venezuelës, nëse Nicolas Maduro tregon përparim në bisedimet me kundërshtarët e tij.

Transferimi u bë të shtunën në ishullin e Karaibeve atë të Shën Vincentit dhe Grenadineve, i cili qeveriset nga një aleat i Nikolas Maduros, bënë të ditur për AP-në në kushte anonimiteti tre persona në Venezuelë të informuar mbi çështjen.

Mes amerikanëve të liruar, pesë janë punonjës të kompanisë Citgo me bazë në Hjuston - Vadell, Jose Luis Zambrano, Alirio Zambrano, Jorge Toledo dhe Jose Pereira. Ata shkuan në Venezuelë në vitin 2017, përpara Ditës së Falënderimeve për të marrë pjesë në një takim në selinë e kompanisë mëmë, gjigantit shtetëror të naftës PDVSA. Pasi mbërritën ata u arrestuan nga agjentë të maskuar të sigurisë, të cilët u futën në një sallë konferencash në Karakas.

Të pestë u dënuan për përvetësim në vitin 2020 dhe procesi gjyqsor të ndaj tyre u shënua me vonesa e parregullsi duke prfunduar me dënimin e tyre me nga tetë deri në 13 vjet burg. Po kështu u lirua dhe Matthew Heath, një ish-tetar i marinës amerikane nga Tenesi, arrestuar në vitin 2020 në një postbllok në Venezuelë, si dhe Osman Khan, nga Florida, arrestua në muajin janar. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit të shtatë shtetasit amerikanë ishin arrestuar në mënyrë të paligjshme./ VOA

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë