Venezuela përfshihet nga protestat
anti-qeveritare, të paktën 3 të vrarë

Venezuela përfshihet nga protestat<br />anti-qeveritare, të paktën 3 të vrarë
Venezuela është përfshirë nga protesta të shumta anti-qeveritare.

Të paktën 3 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përplasjeve në rrugët e kryeqytetit Karakas. Gjatë marshimit të cilësuar si 'nëna e marshimeve'  nuk munguan përplasjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve, ndërsa gjatë muajit kanë humbur jetën 7 persona.

Me mijëra demostrues kanë dalë në rrugët e qyteteve kryesorë për të protestuar kundër keqmenaxhimit të presidentit Nicolas Maduro.

Shumë prej tyre vlerësojnë se udhëheqësi ka shërbyer vetëm për të thelluar krizën ekonomike të vendit dhe ka përdorë masa diktatoriale për të shuar trazirat publike.

Nga ana tjetër presidenti Maduro shprehet se opozita po përpiqet të rrëzojë qeverinë e tij dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij që të zhvillojnë një kundër protestë.

Por protestuesit të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij janë më të shumtë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris