Venezuela ka filluar lirimin e një numri të burgosurish të profilit të lartë, përfshirë politikanë të opozitës.
Qeveria venezueliane e ka cilësuar këtë veprim si një gjest për të kërkuar paqe, më pak se një javë pas operacionit amerikan për të rrëmbyer presidentin e saj Nicolas Maduro.
Liirimet e të burgosurve filluan të enjten në mbrëmje, ku ata u panë duke përqafuar të dashurit e tyre, në një video të shpërndarë në mediat sociale.
Ndër të parët që u liruan ishin Enrique Márquez, një ish-kandidat presidencial, dhe Biagio Pilieri, një biznesmen dhe ish-ligjvënës venezuelian, të cilët mbaheshin në një qendër paraburgimi në Karakas të njohur si El Helicoide.
Lajmi kryesor:
Senati amerikan miratoi rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë, reagon presidenti: Morali dhe mendja ime, e vetmja gjë që mund të më ndalojë
Komente









