Kriza politike dhe kaosi që ka përfshirë Venezuelën nuk po arrin të gjeje rrugëzgjidhje ndërsa protestat anti-qeveritare në rrugë dhe përplasjet me policinë nuk kanë të sosur.
Presidenti Maduro u shpreh se do të mbledh Asamblenë Kushtetuese të Popullit me qëllimin për të riformuar strukturën juridike të shtetit me synimin për të rikthyer paqen në vend.
Por një masë e tillë është denoncuar nga opozita si grusht shteti.
Julio Borges, presidenti i Parlamentit i cili është nga rradhët e opozitës u shpreh se se kjo inisiativë do të ishte e barabartë me një mashtrim e cila është krijuar vetëm për të shtyrë zgjedhjet.
Kreu i Shtetit Maduro e deklaroi vendimin e tij para mbështetësve të tij të mbledhur në qendër të kryeqytetit për të festuar 1 majin.
Maduro u shpreh se Assambleja do të ishte popullore dhe jo e partive politike e zgjedhur nga disa sektorë të shoqërisë, ku pensionistët, minoritetet, njerëzit me aftësi të kufizuar do të kishin përfaqësuesit e tyre.
Ndërsa pjesa tjetër e Asmablesë do të zgjidhej në bazë të një sistemi territorial.
Teksa kreu i shtetit mbante fjalimin e tij, në të njëjtën orë në shumë qytete të vendit opozita ka marshuar duke kërkuar zgjedhje të reja, ku u shënuan edhe përplasjet e dhunshme me forcat e policisë.
Pikërisht opozita e konsideron lëvizjen e presidentit për krijimin e Asamblesë një grusht shteti cka do të thellojë krizën në të cilën ndodhet vendi.
Prej mëse një muaj vendi është përfshirë nga protesta të dhunshme ku 28 persona kanë humbur jetën, ndërsa opozita kërkon jo vetëm zgjedhje të reja edhe largimin e presidentit.
Disa shtete latino-amerikane si Argjentina, Brazil, Kili, Kolumbi, Peru, Paraguaji dhe Urugauaji kanë lëshuar një apel të përbashkët ku kërkojnë që Papa Francesku të ndërhyjë për të gjetur një dialog politik për t’i dhënë fund krizës politike dhe institucionale të Venezuelës.
[gallery]22063[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO