Venezuelë, protestat e dhunshme
antiqeveritare, izolohet vendi

Venezuelë, protestat e dhunshme<br />antiqeveritare, izolohet vendi
Vijojnë protestat e dhunshme antiqeveritare në Venezuelë ndërsa një tjetër protestues ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me policinë.

Venezuela lajmëroi  se do të tërhiqet nga Organizat e Shteteve Amerikane, duke akuzuar grupin me seli në SHBA për ndërhyrje në punët e saj të brendshme.

Qeveria e dha njoftimin pasi Organizata e Shteteve Amerikane votoi për mbajtjen e një takimi të ministrave të jashtëm për të diskutuar krizën në Venezuelë.

Fqinjët kanë shprehur shqetësim për trazirat në këtë vend.

Rreth  30 persona kanë humbur jetën që prej muajit të kaluar kur qytetarët kërkojnë largimin e presidendit Maduro i cili sipas tyre ka thelluar krizën politike në vend.

Opozita fajëson politikat socialiste të Maduros dhe paraardhësit të tij, Hugo Çavez, për rënien ekonomike.

Venezuela është  një vend i pasur me naftë, po kalon një krizë të rëndë ekonomike.

Analistët thonë se nëse qeveria e Maduros nuk pranon ose nuk detyrohet që të shkojë në zgjedhje të parakoshme, siç kërkon opozita, situata do të përkeqësohet edhe më shumë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë