VENEZUELË – Të paktën 13 të burgosur të vdekur dhe 145 të helmuar nga ilaçet


KARAKAS, 27 nëntor /ATSH-AFP/ - Të paktën 13 të burgosur vdiqën dhe 145 të tjerë janë helmuar nga ilaçet sot në Venezuela, ndërkohë që ata protestonin për kushte më të mira në burgun "Uribana", njoftuan autoritetet.
Ndërkohë që bilanci i Vëzhguesit Venezuelas të të Burgosurve (OVP), një OJQ që mbron të drejtat e të burgosurve, flet për të paktën 21 të vdekur.
Sipas ministrisë së Burgjeve, të burgosurit, që kishin zhvilluar një grevë urie, sulmuan infermierinë e burgut dhe pinë shumë ilace, krysisht antibiotikë dhe kokra kundër epidemive dhe tensionit të lartë.
Protesta që filloi të hënën, synonte të denonconte trajtimet jonjerëzore dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, ku të burgosurit shprehen se janë viktima të personelit të këtij burgu.
Sistemi venezuelas i burgimit karakterizohet nga një mbipopullim, dhe të burgosurit kritikojnë shpesh shkeljen e të drejtave të njeriut, rastet për korrupsion dhe dhunën, ndërkohë që trafiku i armëve dhe i drogës nga mafia dhe bandat kriminale është i përditshëm edhe brenda burgjeve.
Në këtë vend, ka rreth tre herë më shumë të burgosur se sa vende, sipas OVP-së, që ka numëruar në 15 vite më shumë se 16 000 të burgosur të vrarë në qeli.
Sipas të njëjtit burim, në fund të qershorit numërohen 55 000 të burgosur, për një kapacitet prej 19 000 personash. Venezuela numëron rreth 30 milionë banorë./
/G.S/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla