Venezulë, mijëra opozitarë
në protestë kundër Chavez-it

Venezulë, mijëra opozitarë <br />në protestë kundër Chavez-it
VENEZUELE - Mijëra mbështetës të kandidatit opozitar për president të Venezuelës, Henrique Capriles, vërshuan në rrugët e Cara’cas duke bërë thirrje për dhënien fund të regjimit socialist të Hugo Chavez-it.

Në përpjekje që të përmbysë mbështetjen që Chavez ka te shtresat e varfra të vendit, kandidati i qendrës së majtë, Capriles, u bëri thirrje votuesve të mbështesin idetë e tij për të ardhmen e Venezuelës.

“Kjo qeveri drejton prej 14 vjetësh, cfarë mund të ofrojnë ata pas 14 vjetësh. Ata nuk mund të ofrojnë më asgjë të re dhe unë jam këtu me angazhimin që t’u jap të gjithëve një të ardhme”, -tha Capriles.

Opozita e akuzon Chavez se drejton në mënyrë autoritare qeverinë, se nuk ka arritur të frenojë korrupsionin dhe nuk ka qenë i zoti të shfrytëzojë të ardhurat në rritje nga nafta për të ulur varfërinë në vend.

Chavez është duke marrë veten pas një beteje një vjeçare me kancerin, ku iu desh të hiqte dy tumore malinje përmes tre operacioneve të suksesshme.

Presidenti Chavez ka një avantazh me dy shifra nëpër sondazhe, por nga ana tjetër një numër i madh votuesish shprehen të pavendosur. Analistët thonë se këto votime pritet të kenë rezultatin më të ngushtë që kur Chavez mori pushtetin në vitin 1999.

(km/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane