Vengu merr pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s: Shqipëria, fondet e shtuara për mbrojtjen do i fokusojmë në ringjalljen e industrisë ushtarake

Vengu merr pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s: Shqipëria, fondet e shtuara për mbrojtjen do i fokusojmë në ringjalljen e industrisë ushtarake

Pirro Vengu në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s

BRUKSEL - Më 13 shkurt 2025, në Bruksel u mbajt takimi i Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu.

Në këtë takim kryefjala ishte rritja e domosdoshme e kontributeve dhe kapaciteteve të vendeve aleate, në dritën e negociatave për një paqe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ministri Vengu bën me dije se në takim ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë që shtimin e burimeve financiare për mbrojtjen ta përkthejmë në më shumë kapacitete operacionale, ringjallje të industrisë ushtarake dhe infrastrukturë në mbështetje të modernizimit të forcave tona dhe në funksion të Aleancës.

“Në këtë kontekst, një industri ushtarake reaguese është kyçe për të prodhuar armatimin, municionet dhe pajisjet e nevojshme.

Gjithashtu, theksova nevojën për vigjilencë të shtuar të Aleancës në Evropën Juglindore, veçanërisht në raport me Kosovën, si dhe në zonën Adriatiko-Joniane, ku planet aleate meritojnë të përditësohen me veprime të reja strategjike përballë sfidave të shumta hibride me të cilat po përballemi”,- është shprehur Vengu.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 13/02/2025 18:10

    Kishim armatim pa fund e vodhet dhe e shkaterruat kurse tani doni te merni prape leke taksapaguesve qe te blini mbeturinat e amerikes , jeni maskarenjte me te medhenj te historise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Rama në Athinë: Ka ende shumë punë, s’mund t’i lëmë në dorë të bufit e shitësave të qilimave! Ne kemi të rinjtë, ‘zhapikët dhe bretkosat’ e atyre janë në listat e mbyllura

Rama në Athinë: Ka ende shumë punë, s’mund t’i lëmë në dorë të bufit e shitësave të qilimave! Ne kemi të rinjtë, ‘zhapikët dhe bretkosat’ e atyre janë në listat e mbyllura