Vengu refuzoi Greqinë! "Po Rama
me Lulin e kanë bërë ushtrinë?!"

Vengu refuzoi Greqinë! me Lulin e kanë bërë ushtrinë?!"">
TIRANË - Ministria e Jashtme konfirmon se shefi i kabinetit të Ministrit Bushati ka pasur një thirrje nga pala greke për të kryer shërbimin ushatrak, kërkesë kjo e  cila është refuzuar nga Pirro Vërgu. Ky fakt u pohua  nga zëvendësministri i jashtëm Selim Belortaja i cili tha gjithashtu se ky është një informacion ende i paverifikuar zyrtarisht.
 
Deklarata e zëvendësministrit u bë  pas shqetësimit që u reflektuar nga opozita në Komisionin e Jashtëm, Aldo Bumçi e konsideroi këtë situatë një skandal për diplomacionë shqiptare.
 
Bumçi: Unë nuk mund të rri pa përmendur faktin që Shefi i Kabinetit të MPJ së është thirrur për ushtar në Greqi. Nuk ka një përgënjeshtrim dhe ngelet e vërtetë. Kjo është skandaloze e turpshme dhe e tmerrshme.
Për z. Bumçi: Unë di vetëm sa di media. Është lajm i paverifikuar. As personi vetë nuk e di çfarë po ndodh. Pranon që ka marrë më parë një njoftim të tillë dhe e ka refuzuar në mënyrë kategorike.

Por kjo situatë u kthye në batuta mes anëtarëve të komisionit duke iu referuar posaçërisht kryetarëve të dy partive të mëdha Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
 
Dokle: Se mos ju thërrasin Lulin t’jua kthejnë ushtar në Holandë, more....
Bumçi: I gjithë materiali konfidencial kalon në dorën e shefit të kabinetit. Si mund të jetë ushtar i një vendi tjetër deri në flijim.
Belortaja: Nuk ka ikur ushtar...
Bumçi: Unë nuk e njoh personin, por kjo është një çështje e ministrit të Jashtëm. Nëse është e vërtete ai duhet të japë dorëheqjen.
Dokle: Kur të shkojë ushtar ai s do të jetë më shef kabineti. Bashkë me Lulin do ta bëjë ushtrinë nëpër Evropë.
Kastriot Islami- Dokles: Po Rama e ka bërë ushtrinë në Francë?
Bumçi: Më thoni si është e vërteta?
Dokle: Ushtari i Holandës...kryetar partie. Kot fare tani...diskutim pa sens

Shefi i tij i kabinetit, Pirro Vëngu rezulton të ketë pasaportë greke dhe në mediat online u shkrua se prej pak ditësh në zyrën e Vëngut ka mbërritur një thirrje e Ministrisë së Mbrojtjes të Greqisë që ai të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Vëngu është rreth 30 vjeç dhe sipas ligjit të shtetit fqinj ky shërbim kryhet deri në moshën 40 vjeçare.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!