Venizelos pas takimit me
Samaras: Greqia e ka qeverinë

Venizelos pas takimit me<br />Samaras: Greqia e ka qeverinë
ATHINE-Greqia e ka një qeveri.  Deklarata e kreut të PASOK, Evangelos Venizelos është bërë menjëherë pas bisedimeve të zhvilluara me kreun e Demokracisë së Re, Antonis Samaras.

Përbërja e qeverisë pritet të mësohet sot në mbrëmje raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Do të formojmë një skuadër për të rinegociuar marrëveshjen BE/ FMN për të shpëtuar vendin nga falimentimi” deklaroi Venizelos.

Kreu i PASOK shtoi se postet e kabinetit do të vendosen të mërkurën në mbrëje, ndërsa shtoi se kryesorja është formimi i grupit për të rinegociuar fondin prej 130 miliardë euro.  Greqia ka një emër dhe ky është një mesazh që ministri në largimi i financave George Zanias do ti dërgojë Eurogrupit”- u tha Venizelos reporterëve.

E Majta Demokratike pritet të jetë pjesë e koalicionit qeverisës me PASOK dhe Demokracinë e re.

“Ne vendosëm të japim votën qeverisë që do të formohet” deklaroi Fotis Kouvelis. Televizionet greke thonë se në orën 15:00 Samaras do të shkojë në presidencë për të takuar presidentin, Papulias për të njoftuar mbi marrëveshjen

PARLAMENTI 1/5 ME GRA
Për herë të parë në historinë e Parlamentit helen, rreth 20 për qind e deputetëve do të jenë femra.Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 17 qershorit, numri i femrave në parlament u rrit me 2,7 për qind krahasuar me atë të vitit 2009, duke marrë 60 mandate nga 300 të tilla.
Grupi parlamentar me përqindjen më të lartë të përfaqësueseve femra janë Të pavarurit, me 35 për qind ndër të cilët 7 femra, ndërkohë që me përfaqësim më të ulët, me 5,56 për qind dhe vetëm një femër, është Agimi i Artë. Sekretari i përgjithsëm i organizatës për Barazinë Gjinore në Greqi, në një deklaratë, theksonte se prania e femrave në parlament, aktualisht një e pesta, ishte një nivelt tejet i ulët i krahasuar me kufirin minimal të përcaktuar nga ligji grek, ku parashikohet një përfaqësim prej një të tretën.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari