TIRANË- Ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare, në kuadër të nje turi vizitash në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Venizelos, njëherësh zëvendskryeministër i Greqisë, takoi pasditen e së enjtes kryeministrin Edi Ramën, ku u shpreh zotimi për t’i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.
Marrja e statusit të vendit kandidat në muajin qershor, sipas Venizelos, është prioritet kyç gjatë presidencës greke të Bashkimit Europian. Siç bën të ditur zyra e shtypit e kryeministrisë, ministri grek i ofroi Kryeministrit Rama mbështetjen për bashkëpunim edhe nivel në teknik, me ekspertë të vendit të tij, për të përshpejtuar procesin e afrimit të Shqipërisë me BE-në.
AGJENDA E TAKIMEVE ME ZYRTARË TË LARTË NESËR
Ministri i Jashtëm, Evangelos Venizelos ka mbërritur në Tiranë, sot në rreth orës 18:00. Në vizitën e tij zyrtare dy ditore në Tiranë (20 dhe 21) ministri i Jashtëm i Greqisë do të zhvillojë disa takime me zyrtarë të lartë të vendit tonë.
Në orën 09:30, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, do të presë në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Evangelos Venizelos.
Më pas, në mesditë, ora 12:00, dy homlogët, Bushati dhe Venizelos do të priten nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në ambientet e Presidencës.
Në orën 15.00 do të zhvillohet një konferencë për mediat tek Qendra e Informimit të BE-së me rastin e vizitës së tij në Shqipëri (20-21 shkurt 2014), në kuadër të vizitës së tij tre-ditore në Ballkan, në rolin e tij si President i Këshillit të Bashkimit Evropian.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com