ATHINË- Ministri i Jashtem grek, Evangelos Venizelos ka lajmëruar se së shpejti do të kryej një vizitë në Tiranë, në cilësinë  e kreydiplomatit të vendit që mban Presidencën e BE-së.

Në një konferncë për mediat Venizelos ka folur për fqinjësinë e mirë ndërmjet  dy vendeve, por nuk ka përmendur çështjet që do të diskutohen me qeverinë shqiptare.

 “Tani që do të shkoj sërish në Tiranë, besoj se do të paraqesim disa rezultate, për te gjitha çështjet që na preokupojnë”- ka thënë ministri i Jashtëm grek, pa folur spcifikisht për çështjet.  

Dyshohet se temat e diskutimit do të jenë toponimet dhe marrëveshja për kufijtë detar. 

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)