Spektakli i rrallë kozmik, kalimi i Venusit përballë Diellit mund të shihet sot. Agjencia Associated Press raporton se ky kalim mund të shihet në një pjesë të madhe të tokës, sot në Hemisferën Perëndimore dhe të mërkurën në Hemisferën Lindore.

Kjo pamje nuk mund të shihet deri pas 105 vjetësh, deri në vitin 2117. Kalimi afërsisht shtatëorësh mund të shihet plotësisht nga Paqësori Perëndimor, Azia Lindore dhe Australia Lindore. Pjesët tjera të globit mund ta shohin pjesërisht këtë dukuri. Si në eklipsin diellor, nuk duhet të shihet direkt me sy dhe për tu mbrotjur nga verbërimi duhen përdorur syze të veçanta.
(sg/shqiptarja.com)