Një vepër e rëndësishme, të cilën Pablo Picasso e kishte realizuar në kohën kur ishte 19 apo 20-vjeçar, është vënë në shitje nga pronari dhe vlerësohet se do të arrijë çmimin rreth 80 milionë dollarësh. Njoftimi se "Child with a Dove" është vënë në shitje, është postuar në ueb faqen e "Art Council England" që ka njoftuar se veprat e tilla të rëndësishme është e lejueshme të shiten edhe jashtë vendit.

Piktura e Picassos "Child With a Dove" është realizuar në vitin 1901 dhe shënon fillimin e karrierës së mjeshtrit spanjoll që njihet si "periudha e kaltër". Piktura, e cila pasqyron një fëmijë që mban në duar një pëllumb dhe një top me ngjyrë, i takon familjes Aberconëay dhe ishte huazuar për ekspozim nga "Courtauld Gallery" në Londër vitin e kaluar. "Arts Council England" ka njoftuar se vlera e kësaj vepre llogaritet të jetë diku 50 milionë funte (80 milionë euro), por ka shtuar se ky vlerësim është vetëm një tregues i përafërt. Një tjetër pikturë e Picassos, e titulluar "Nude, Green Leaves and Bust", ishte shitur në një ankand për 106.5 milionë dollarë në vitin 2010, duke arritur rekord për ndonjë vepër arti. Shtëpia e ankandeve "Christie" kishte konfirmuar se kishte marrë instruksione të gjente ndonjë blerës për të bërë një shitje private dhe se marrëveshjen ta mbante larg vëmendjes.
(sg/shqiptarja.com)