Vepra e parë e muzikës së kultivuar më 1881

Nëse opera e parë shqiptare shkruhet në vitin 1915, dokumenti i parë i muzikës shqiptare daton më herët, në vitin 1881. "Bashkimi i Shqipërisë", i Palok Kurtit, është një vepër që nuk është ekzekutuar asnjëherë. Për herë të parë janë interpretuara mbrëmë në TKOB edhe "Shqiptarja e gjydetnueme", "Kenkan mbush malet me dëborë" nga Martin Gjoka apo një kompozim i Prenk Jakovës që solli edhe burgimin e tij. Një zbulim mes arkivave për kompozimet e para shqiptare është edhe një pjesë e Frano Ndojës, muzikë për dramën e Mihal Gramenos "Vdekja e Pirros". Solistët Irini Nikolla, Vikena Kamenica, Ylber Gjini, Sonila Baboçi, Shpresa Beka, Eriona Gjyzeli, Irida Dragoti, Denis Skura dhe Solen Alla sollën emocione duke bashkuar tashmë hallkat e këputura të historisë muzikore.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital