Federata e Futbollit të Rusisë ka tërhequr ankimimin e bërë në CAS të Lozanës, për pezullimin nga Play Off i Kupës së Botës.
Në fuqi mbeten vetëm kërkesa për pjesëmarrjen e ekipeve në kompeticione europiane si Uefa Europa League dhe Champions League. Gjithsesi, është e kotë, pasi shtëpia e drejtësisë sportive në Zvicër ka refuzuar kategorikisht që vendimi të kthehet mbrapsht.
Sipas asaj që shkruhet, Rusia ka tërhequr ankimimin ekzaktësisht me 30 mars. Rusia po shikon për zgjidhje të tjera, ku po merret parasysh bashkimi me konfederatën aziatike. Kujtojmë që pezullimi erdhi pas nisjes së sulmeve në tokën ukrainase, pak javë më parë.