Veprimet në Qendrën e Votimit

1.Gjeni emrin tuaj dhe numrin rendor në listën e zgjedhësve.

2.Paraqituni vetëm me një nga dokumentet e vlefshme të idnetifikimit: kartë identiteti ose pasaportë.

3.Një anëtar i komisionit ju kontrollon ju në të dy duart nëse jeni timbruar ose jo me lëndën e posaçme.

4.Kryetari i komisionit, pasi verifikon se të dhënat e identitetit tuaj përputhen me të dhënat në listën e zgjedhësve, shënon në listën e zgjedhësve llojin dhe numrine dokumentit të identitetit.

5.Ju nënshkruani në listën e zgjedhësve anash emrit tuaj, përbri numrit të dokumentit të identitetit.

6.Një anëtar tjetër, i caktuar me vendim të KQV-së, ju timbros gishtin e madh të dorës së majtë me një lëndë të posaçme.

7.Para se të merrni fletëne  votimit, ajo vuloset në pjesën e pasme të saj nga sekretari me vulën e KQV-së.

8.Pasi të merrni fletën e votimit, hyni i vetëm në dhomën e fshehtë

9.Shënoni në fletën e  votimit X ose + apo ndonjë shenjë tjetër që tregon qartë vullnetin tuaj në krah të emrit të subjektit zgjedhor apo partisë pjesëtare të një koalicioni.

10.Paloseni fletëne votimit në mnëyrë që të paktën një nga vulat në pjesën e pasme të fletës të jetë e dukshme.

11.Hidheni fletën e votimit në kutinë përkatëse të votimit.

12.Pasi të keni votuar, duhet të largoheni nga qendra e votimit.