Janë të shumtë emigrantët shqiptarë që kthehen në vendi tonë përgjatë sezonit të verës për të kaluar pushimet.
Autoriteti Portual Durrës njofton se vetëm fundjavën që lamë pas, nga data 8 korrik deri në datën 10 korrik, nëpërmjet kësaj pike kufitare hynë në vend 9147 pasagjerë dhe 3270 mjete, ndërkohë që numri i daljeve nga veni është më i ulët
“Hyrje-daljet nëpërmjet Portit të Durrësit 08.07.2022-10.07.2022 Fundjava që lamë pas ka regjistruar fluks në hyrje-daljet e qytetarëve nëpërmjet Portit të Durrësit. Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë kësaj fundjave në hyrje nëpërmjet Pikës Kuftare Port Durrës u përpunuan 9,147 pasagjere dhe 3, 270 mjete, ndërkohë që më i ulët është ky numër në dalje nga vendi ynë. Janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët.”, njofton Autoriteti Porual Durrës.