Veri-Jug, dhjetra njerëz të
humbur dhe në rrezik

Veri-Jug, dhjetra njerëz të <br />humbur dhe në rrezik
TIRANE- Vijon të jetë e rënduar situata në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, për shkak të motit të acartë dhe me reshje bore. Me qindra banorë janë prej mëse dy javësh të izoluar në shumicën e fshatrave në veri të Shqipërisë. Shumë rrugë janë të pakalueshme dhe banorët, përfshirë edhe fëmijët janë rë rrezik jete, nga mungesa e ushqimeve dhe ilaçeve.

Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon të jetë nën borë, por në veri trashësia e saj vijon të sjellë probleme në qarkullim dhe si pasojë emergjenca të shumta shëndetësore. Prej 15 ditësh, të izoluara mbeten dhjetëra fshatra në veri të vendit, kryesisht në Tropojë, Has, Pukë, Kukës, Malësi e Madhe, Dibër dhe Mirditë. Në Pukë e Fushë Arrëz raportohet se ka mungesë të ujit të pijshëm prej disa ditësh.

Pukë,Fushë Arrëz-Kukës,Fushë Arrëz-Fierzë janë të bllokuar. Në Shkodër-Pukë,Pukë-Fushë Arrëz,Hadroj-Shpal lëvizja bëhet me zinxhirë. Po punohet për hapjen e segmentit rrugor Pukë-Qelëz. Fshatrat Flet, Zath, Kulumri, Lajthizë prej 16 ditësh janë pa energji elektrike.

Edhe në Kukës vijon e njëjta situatë, ku të gjitha komunat janë të izoluara. Aksi nacional Morinë-Kalimash është i kalueshëm me një korsi. Akset Kukës-Krumë, Bajram Curri-Qafë Morinë, Kukës-Peshkopi kalohen me zinxhirë. Tetë komuna janë të izoluara nga bora, ndërsa në Has janë 3 komuna të bllokuara dhe në Tropojë 7 komuna të bllokuara. Ndërsa në Valbonë të Tropojës vijon mungesa e energjisë elektrike prej 5 ditësh tashmë. Në Malësinë e Madhe, gjendja në Vermosh dhe Dukagjin mbetet e njëjtë, me qindra banorë të izoluar në mes të dëborës, ku trashësia arrin dhe deri në 3 metra. Krerët e komunave bëjnë apel për rezerva ushqimore.

Në qarkun e Dibrës janë 27 komuna të bllokuara. Banorët bëjnë apel për ndihma ushqimore, si dhe ilace, ndërsa me disa familje që banojnë në zona të thella malore kanë humbur cdo kontakt. Në Mirditë komuna Selitë, Fan dhe fshatrat përreth janë të izoluara, ndërsa disa akse janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Mësimi është i pezulluar që prej datës 1 shkurt.

Probleme ka edhe në Librazhd, ku raportohet se disa komuna nuk kanë asnjë komunikim me pjesën tjetër, pasi rrugët janë tërësisht të bllokuara nga bora. Janë të bllokuar edhe fshatrat e Orenjë e Stravaj.

Reshje bore dhe në qarkun e Korçës, ku ende nuk ka probleme në akset nacionale, ndërsa prej 6 ditësh është i bllokuar aksi Korçë-Dardhë. Situata më e rënduar paraqitet në komunën e Lekasit, e cila është e izoluar prej 3 javësh.

Aksi Korçë-Dardhë prej një jave vijon i bllokuar dhe dëbora arrin 4 m. Në komunën Çlirim të Kolonjës, janë 10 fshatra të bllokuar. Në komunat Novoselë e Dardhas, 9 fshatra të bllokuar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet