TIRANE- Partia Socialiste po skanon në mënyrë të detajuar të gjithë të punësuarit në shtet, duke gjetur përkatësinë e tyre politike dhe kontributin e gjithsecilit, duke kërkuar informacion edhe për personat që kanë rekomanduar emërimin e tyre. Për çdo institucion është hartuar lista e plotë e punonjësve dhe u është shpërndarë deputetëve të zonës, të cilëve u është lënë për detyrë të japin përbri çdo emri informacion mbi individin.

Ky informacion do të jepet me shkrim, ku deputeti për çdo punonjës të institucionit, do të saktësojë se çfarë di për të: çfarë përkatësie politike ka dhe kush e ka propozuar. Ajo që synohet përmes këtij procesi, është krijimi i një liste të plotë të dhënash për burimet njerëzore që PS ka në administratë.