Taksa e Rrugës së kombit më shumti do të rëndoje mbi banoret e Mirditës, Kukësit Hasit dhe Tropojës, rrethe këto ku papunësia shkon ne mbi 25 %.
 
Varfëria është ulur këmbëkryq në këto krahina, ndërsa organet kompetente përpara se te merrnin një vendim të tillë nuk analizuan treguesit e varfërisë në këto zona.
 
Përpos kësaj munguan konsultimet me drejtuesit vendore te këtyre krahinave dhe përfaqësues të shoqërisë civile apo edhe qytetarëve.
 
Shumica e banorëve të verilindjes e konsiderojnë një poshtërim taksën prej pese eurosh për cdo mjet që kalon në këtë segment qe bashkon dy pjeset e kombit.
 
Ata shprehen se do ngrihen në protesta deri në mosbindje civile, teksa shtojnë se kjo rrugë mbi të gjitha është ndërtuar me taksat e shqiptarëve.
 
Ndërkohë taksën do ta paguajnë edhe bashkëkombasit tanë që vijnë nga Kosova, të cilët gjatë verës përbëjnë numrin me të madh të turistëve në Shqipëri.
 
Një ndër krerët e njësive vendore ne verilindje që ka kundërshtuar këtë taksë është kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu i cili shprehet se ajo do ketë impakt negative në ekonominë e familjeve të zonës.
 
"Nuk është kauzë politike por qytetare mbarëshqiptare, do të ngre zërin, por duhet t'i themi qeverisë dhe Kuvendit dhe jo të huajve, që keni përgjegjësi për njerëzit e Kukësit dhe shqiptarë".
 
Të njëjtin mendim me kryebashkiakun e tyre edhe qytetarët kuksian të cilët e konsiderojnë të padrejtë këtë taksë.
 
"Në rast se vihet taksa për tunelin, për Kukësin nuk ka ku shkon më shumë vështirësi për arsye se taksat janë të shumta dhe të papërballueshme. Duhet të kenë shkallëzime. Dëm ekonomik" shprehen ata.
 
Po edhe shoferet qe bejne cdo dite rrugen Kukes-Tirane duan te thonte dicka per taksen e rruges se kombit.
 
"Jo se nuk jemi dakord për një taksë, por taksa me 5 Euro është në dëm të popullit dhe në dëm të shoferëve".
 
Eshte kompania turke “Vendeka Bilgi” e cila ka fituar konsencionin per rrugen e kombit per 30 vite.
 

d.b/shqiptarja.com