Veriu i izoluar për të 4-tën ditë
helikopterë drejt Pukës e Dibrës

Veriu i izoluar për të 4-tën ditë<br />helikopterë drejt Pukës e Dibrës
TIRANE- Dibra, Kukësi, Puka, Tropoja, Dukagjini e Malësi e Madhe janë zgjuar sot sërish të izoluar nga bora. Jetesa e banorëve, sidomos në komunat e thella ku trashësia e borës i kalon 2 metra, sa vjen e bëhet e më e vështirë, ndërkohë që shtohen rastet e emergjencave shëndetësore.Reshjet e borës janë ndërprerë, por temperaturat mbeten të ulëta. Rrezet e diellit zgjojnë shpresën te banorët se helikopterët mund të ndërhyjnë nga ajri për ti ardhur në ndihmë për transportimin e të sëmurëve, por dhe për furnizimin me ndihma ushqimore. Por dhe një mundësi për të hapur rrugët. Raportohen për emergjenca dhe në Kukës, Pukë, Dibër, Tropoje.

Sot paradite raportohet se janë nisur nga Farka dy helikopterë për ti ardhur në ndihmë banorëve të fshatrave në rrethin e Pukës. Një helikopter është nisur dhe drejt Dibrës për të bërë transportimin e një gruaje shtatzënë drejt Tiranës. Gruaja që prej ditës së djeshme ndodhet e bllokuar në fshatin Ujmir, dhe dje ishte e pamundur transportimi i saj për shkak të motit. 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024