Verona do Abrashin dhe Lenjanin

Verona do Abrashin dhe Lenjanin
Miqësorja me Italianë ka shërbyer një trampolinë mjaft e mirë për disa futbollistë të kombëtares. Kështu pas Cikalleshit që me shumë mundësi do të shkojë te Sampdoria, Verona është hedhur në sulm për të ‘rrëmbyer’ dy kuqezinj, pas Ermi Lenjanit ka vënë në shënjestër edhe Amir Abrashin.

“Në krye të listës së dëshirave është Ermir Lenjani, mëngjarash i datëlindjes 1989, aktualisht në pronësi të St.Galenit në Zvicër. Verona këmbëngul, duke u munduar që të shfrytëzojë në maksimum edhe situatën kontraktuale të lojtarit. Lenjanit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe rinovimi me St.Galenin duket i largët.

Tjetër lojtar që po ndiqet nga veronezët është Amir Abrashi, mesfushor me tipare mbrojtëse i datëlindjes 1990, pjesë e Kombëtares shqiptare dhe në pronësi të Grasshopers. Kontaktet e para janë vënë tashmë dhe duket se një lëvizje e tillë parapëlqehet edhe nga vetë lojtari” shprehet gazetari i Sky Sport Di Marcios në faqen e tij.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori