Për herë të parë përfaqësues të Partisë së Ballit Kombëtar, Legalistët dhe Komunistët janë bërë bashkë në emisionin "Versus" të Artur Nurës në Report Tv.
Sulejman Gjana, Kryetar Partia e Legalitetit, Adriatik Alimadhi, Kryetar i Ballit Kombëtar, Muharem Xhafa, Kryetar Partia e Punes te Shqiperise, Qemal Cicollari, Kryetar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, debatuan për simbolikën e 9 majit të 1945-ës, fitorja e aleatëve kundër nazizmit, por edhe për çështjet parimore e ideologjike që kanë ndarë legalistët e ballistët nga komunistët për dekada me radhë.
Këta të fundit udhëhoqën Shqipërinë për 45 vjet nga '45-a deri në '90, ndërsa përgjatë këtyre viteve përdoqën si Ballin Kombëtar ashtu edhe përfaqësuesit e Legalitetit.
Pas çlirimit nga nazizmi, zgjedhjet e para në Shqipëri në u mbajtën në 2 dhjetor të 1945-ës, të cilat u fituan nga komunistët.
Kreu i Partisë Komuniste, Qemal Cicollari, mbrojti tezën se ballistët bashkëpunuan me pushtuesit nazistë, ndërsa kreu i Ballit, Alimadhi tha se komunistët kanë bërë krime ndaj popullsisë civile.
"Ata u vranë se ishin bashkëpunëtorë të fashizmit dhe nazizmit. Ishit me italianët dhe u bëtë edhe me nazistët", tha Cicollari.
"Nuk ka asnjë dokument që të provojë se përfaqësuesit e Ballit kanë bashkëpunuar me pushtuesit. S'është e vërtetë", iu përgjigj Alimadhi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

komunistët, legalistët e ballistët">