Vesa Llanaj Liço emërohet drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Elbasan

Vesa Llanaj Liço emërohet drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Elbasan

Vesa Llanaj Liço

Vesa Llanaj Liço merr zyrtarisht detyrën si Drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Elbasan. Nënkryetares së Bashkisë së Elbasanit, prej 5 vitesh, i besohet një pozicion i ri drejtues në një nga sektorët më të rëndësishëm vendor.

Liço u emërua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Ermir Çelës, i cili e mbajti këtë post prej dy vitesh.

Kush është Vesa Llanaj Liço

Teksa prej disa vitesh ishte e angazhuar në sektorin privat, në vitin 2016 Vesa Llanaj Liço merr besimin e Kryetarit të Bashkisë si Përgjegjëse e Protokollit Zyrtar pranë Bashkisë së Elbasanit.

Në vitin 2018 Znj. Liço emërohet Drejtoreshë e Politikave të Arsimit dhe Rinisë në Bashkinë e Elbasanit.

Pikërisht ky sektor e afroi Znj. Liço me politikat arsimore, projektet dhe përpjekjet e vazhdueshme për evoluimin e sistemit arsimor drejt standardeve europiane.

Në kontakt të vazhdueshëm me mësues, edukatorë e nxënës, duke ndjekur në vijimësi dhe duke këmbëngulur për më shumë investime në shkolla e kopshte, Vesa Liço ishte personi më i përshtatshëm të cilit Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu i besoi mes shumë kandidaturave.

Nga viti 2019 e në vijim Znj. Vesa Liço mban postin e Nënkryetares së Bashkisë Elbasan ku sërish në varësi të saj, mes të tjerave ka pasur në fokus Drejtorinë e Politikave të Arsimit dhe Rinisë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë qytetarësh dhe besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës

VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë qytetarësh dhe besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës