Vesa Luma di të mbajë premtimet

Ka qëndruar vetëm në fundjavë në Tiranë dhe ka vrapuar sërish drejt Prishtinës për të mbylur projektet e fundit muzikore që kishte ende në dorë. Artistja Vesa Luma ka deklaruar dje nëpërmjet faqes së saj në Facebook se di të mbajë premtimet. “Përfundoi më në fund kënga ime e re “Boom dhe kështu ne po e finalizojmë premtimin që nga “Dancing with the Stars” duke sjellë bashkëpunimin Prishtinë-Tiranë ose Vesa Luma feat.Big Basta”-është shprehur ajo. Me shpresën që kjo këngë do të pëlqehet nga fansat e saj, këngëtarja i ka sugjeruar atyre që ta dëgjojnë dhe të bëjnë vlerësime, ndërsa vetë ajo nuk po ngopet duke dëgjuar këngën e re. Edhe pse u përfol pak kohë më parë për ndarjen e saj nga i dashuri, (lajm që këngëtarja nuk e komentoi), duket se Vesa nuk e ka mbajtur mendjen aty, por ka vijuar punën.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave