Këngëtarja e njohur Vesa Luma do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTVSH.

Nëpërmjet një statusi në faqen e saj në rrjetin social Twitter, Luma e ka bërë të ditur këtë lajm për fansat e saj.

Gjithashtu këngëtarja e njohur kosovare është shprehur se do të ketë edhe projekte të tjera përsa i përket muzikës.

Edicionin e shkuar fituese e këtij kompeticioni muzikor ka qenë këngëtarja Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Suus”.

Vesa Luma ka qenë një nga mentoret në sezonin e kaluar të X-Factor Albania.

(xh.k/shqiptarja.com)