Veseli: Eurodeputetë nga gjitha grupet politike mbështesin heqjen e vizave për Kosovën
Gjatë vizitës në Strasburg, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takime të ndara me eurodeputetë të forcave të ndryshme politike dhe njëherësh raportues për vende të ndryshme të Ballkanit.
kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës së tij në Strasburg
Gjatë vizitës në Strasburg, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takime të ndara me eurodeputetë të forcave të ndryshme politike dhe njëherësh raportues për vende të ndryshme të Ballkanit.
Veseli, në Parlamentin Evropian zhvilloi takime të veçanta me zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me kryesuesin e AFET, njëherësh Raportues për Serbinë, David McAllister, udhëheqësin e Delegacionit për BiH dhe Kosovë, Tonino Picula, udhëheqësin e grupit politik Social Demokrat (S&D) në Parlamentin Evropian, Udo Bullmann.
Në këto takime u diskutua për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova në rrugën drejt integrimeve evropiane, me fokus angazhimet e institucioneve në procesin e liberalizimit të vizave. Më pas, Veseli ka zhvilluar takime edhe me eurodeputetët Andrey Kovatchev, Asim Ademov dhe me Angel Dzambaski.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Veseli i njohu eurodeputetët me arritjet e Kosovës në shumë fusha dhe përkushtimin institucional për të çuar përpara perspektivën euro-atlantike. Edhe në këtë takime kreu i Kuvendit të Kosovës theksoi se populli i Kosovës pret që brenda vitit t’i mundësohet lëvizja e lirë në Zonën Shengen.
Anëtarët e Parlamentit Evropian, nga ana e tyre, shprehën kënaqësinë për përparimet në Kosovë dhe e kanë falënderuar kryeparlamentarin Veseli për vizitën në Strasburg si dhe për prezantimin e përparimeve që ka shënuar Kosova në rrugën e reformave evropiane, me theks të veçantë në përmbushjen e gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Shkurt, 08:43
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?
-
Pozitive
38.5%
-
Negative
49.6%
-
I dyzuar
11.9%
Vota total: 3714
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 59 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor 2024, 15:30
-
Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?
23 Nëntor 2024, 23:55
-
Ballkani prezantohet nga të rinjtë shqiptarë në Strasburg: Politikanët nuk na përfaqësojnë, ndryshimi nis nga vetja
10 Nëntor 2024, 19:49
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tangos, krimin e organizuar, Hajrin dhe Avdylajt! E vallëzon sipas muzikës që ata dëshirojnë
23 Tetor 2024, 17:24
-
Protesta e PD në Strasburg, Kulluri ironizon: Një avokat i Berishës kushton sa pensioni i 1 mijë pensionistëve!
23 Tetor 2024, 15:35
-
‘Free Berisha’, PD protestë në Parlamentin Europian, 'harron' Metën: Opozita e burgosur, qeveri teknike! Dogjani për Report Tv: BE t’i kërkojë llogari Ramës
23 Tetor 2024, 09:39
-
Veliaj në Samitin e Kryebashkiakëve Europianë në Strasburg: Pavarësisht pakicës që proteston, Shqipëria ka miq ndërkombëtarë që duan të avancojë në BE
22 Tetor 2024, 15:29
-
Eurodeputetët e Parlamentit Europian vizitë në Tiranë, takim me Ramën! Fredi Beleri ekskluzivisht për Report TV: Nëse Rama më jep dorën, do ia shtrëngoj
18 Tetor 2024, 13:35
-
Deputetët e PD pritet të zhvillojnë protestë para Parlamentit Europian, më 23 tetor në Strasburg
16 Tetor 2024, 12:50
-
'Po i shërben Serbisë', 'e keni tradhtu UÇK-në', largimi i avokatit të Veselit nxit kritika ndaj Qeverisë Kurti
22 Gusht 2024, 11:44
-
Avokati Ben Emmerson tërhiqet nga mbrojtja e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale
22 Gusht 2024, 07:56