Veseli: Kosova, partner i besuar në koalicionin global kundër terrorizmit

Veseli: Kosova, partner i besuar në koalicionin global kundër terrorizmit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli sot, në tryezën për ekstremizmin e dhunshëm dhe kthimin e luftëtarëve të huaj, që po mbahet në Tiranë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në tryezën për ekstremizmin e dhunshëm dhe kthimin e luftëtarëve të huaj, që po mbahet në Tiranë, në kudër të Lutjeve të Mëngjesit, ka thënë se Kosova shquhet për masa preventive të pjesëmarrjes së të rinjve nëpër veprimtari terroriste dhe luftëra të huaja.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, në cilësi të panelistit, kryetari Veseli përmendi një varg masash konkrete që ka ndërmarrë Kosova në trajtimin ligjor të rasteve të dyshimta. Në këtë kuadër, Veseli përmendi miratimin nga Kuvendi të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit dhe atij për parandalimin e financimit të organizatave terroriste. 

Duke u kthyer në gjenezën e këtij problemi në Kosovë, kryetari Veseli kujtoi tendencat e organizatave të ndryshme për indoktrinimin e të rinjve menjëherë pas luftës. Kreu i Kuvendit tha se kjo situatë është menaxhuar suksesshëm, në koordinim të ngushtë me partnerët perëndimorë, posaçërisht atyre amerikanë, deri në shpërthimin e konfliktit në Siri.

Veseli bëri të ditur se Kosova aktualisht është duke punuar në një program institucional shumë dimensional që ka për qëllim deradikalizimin e personave që kanë marrë pjesë në konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme. Në këtë përpjekje, Veseli tha se aleati kryesor është rinia.

Insitucionet po punojnë që të trajtohen dhe të mos kenë vazhdimësi të veprimtarisë që kanë pasur më heret. Aleati më i madh i institucioneve tona në këtë drejtim janë vetë të rinjët e Kosovës dhe besimi tyre në vizionin evro-atlantik.

Kadri Veseli

Ai po ashtu përmendi edhe raste konkrete të trajtimit ligjor dhe dënimeve gjyqësore që janë dhënë ndaj elementëve të tillë.

Jemi të zotuar se do të jemi të pakompromis në këtë drejtim. Nuk do të lejojmë askend të vijë dhe të na mësojë mënyrën e jetëses tonë dhe të na ndërrojë mënyrën e sjelljes sonë.

Kadri Veseli

Kryeparlamentari Veseli, kërkoi njëkohësisht nga Bashkimi Evropian që të ndërmarrë veprime inkurajuese për qytetarët e vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Cila është ndarja e duhur administrativo-territoriale për vendin?



×

Lajmi i fundit

Einxhel Shkira nuk ‘vë gjumë në sy’ për shkak të DJ Dagz! Zbulon çfarë i ka ndodhur partnerit të saj

Einxhel Shkira nuk ‘vë gjumë në sy’ për shkak të DJ Dagz! Zbulon çfarë i ka ndodhur partnerit të saj