/ATSH- I. Vata/-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka shprehur ngushëllimet familjes së akademikut Engjell Berisha.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, pasditen e sotme shprehet se "Sapo mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të muzikologjisë dhe akademikut Engjell Berisha. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, u shprehi ngushëllime familjes së profesor Berishës, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kolegëve të tij nga fusha e artit dhe jetës universitare".
"Profesor Engjëlli ka dhënë një kontribut shumë të çmuar në fushën e muzikologjisë duke edukuar gjenerata të tëra studentësh dhe krijuesish. Akademik Engjëll Berisha mbetet një nga shembujt më të mirë të punës akademike në trashëgiminë tonë kulturore dhe universitare", shkruan Veseli.
/Shqiptarja.com