Veseli: S’ka zgjedhje të parakohshme
afati kushtetues është në 2018-ën

Veseli: S’ka zgjedhje të parakohshme<br />afati kushtetues është në 2018-ën
Pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të partive të opozitës, që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kjo mohohet nga dy partitë e mëdha të pushtetit, PDK e LDK.
 
Edhe vetë presidenti Thaçi e kryeministri Mustafa janë shprehur më herët se s’ka asnjë mundësi për zgjedhje të parakohshme. Pavarësisht këtij qëndrimi blloku opozitar insiston se qeveria s'ka legjitimitet pas marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.
 
Ndërsa kryetari i Kuvendit, e njëkohësisht kryetari i sapozgjedhur i PDK, Kadri Veseli shprehet se zgjedhjet do të mbahen sipas afatit kushtetues, në vitin 2018-ë, duke mohuar kështu që të ketë zgjedhje përpara kësaj data. 
   
“Zgjedhjet do të jenë në vitin 2018”, ka thënë Veseli gjatë anëtarësimit në PDK të ish-anëtarëve të Vetëvendosjes, grupit “Fraksion +”.

Redaksia Online
Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme