Në fjalën e tij para gjykatës në Hagë, Veseli tha se duhet të mbizotërojë drejtësia dhe paanshmëria e së vërtetës. Ai u shpreh se e vërteta s’ka arsye të ketë frikë nga e vërteta, ndërsa kjo e fundit mund të vonohet, por jo të mohohet.
“Historia na mëson se ata që vendosin paqe, shpesh përballen me pasoja. Duke parë realitetin e sotëm kur bota ka aq shumë nevojë për paqe, është e qartë se nuk arrihet gjithmonë lehtë. Krijimi i kësaj gjykate dhe funksionimi i saj është rezultat i një debati të gjerë në vendin tim. Ajo që duhet të mbizotërojë prej saj është drejtësia dhe paanshmëria e së vërtetës dhe realitetit objektiv që kemi vepruar ne. E vërteta s’ka arsye të ketë frikë nga drejtësia. Drejtësia mund të vonohet, por nuk mohohet kurrë. Sot këtu para jush qëndroj me këtë bindje. Unë e di kush jam, çfaë kam bërë e çfarë jo. Ndërgjegjja ime është e pastër. Historia ime është transparente. Tani çdokush mund ta shohë. Ne të gjithë jemi qenie humane me prirje e mendime të ndikuara nga ata që na rrethojnë. Besimi im te e vërteta dhe drejtësia mbetet i palëkundur. Dua të besoj fuqishëm se në vendimin tuaj do të mbizotërojë e vërteta, paanësia, drejtësia dhe ligji”, tha Veseli.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në Hagë, 4 ish-krerët e UÇK-së: Akuzat janë të rënda, ne jemi të pafajshëm! Po kërkoni të rishkruani historinë e Kosovës











