Veseli: Shpresoj në normalitetin e Kuvendit edhe pse opozita s’ka ndërruar qëndrim


PRISHTINË, 30 Tetor/ATSH/ - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi sot se Shpresoj në normalitetin e Kuvendit edhe pse opozita s'ka ndërruar qëndrim.
Ai pas mbledhjes së kryesisë tha se kjo mbledhje e kryesisë është thirrur për t'u mbajtur edhe një seancë tjetër solemne, pasi më 6 nëntor, Kosovën do ta vizitojë komisioneri për zgjerim, Johanes Hahn.
Kreu i Kuvendit u shpreh se beson që normaliteti do t'i kthehet Kuvendit, ndonëse bëri të ditur që nënkryetarja nga VV, Aida Dërguti, kishte marrë pjesë vetëm në këto dy mbledhje të kryesisë që janë kryesisht për seanca solemne, duke thënë se opozita do të vazhdojë të mbaj qëndrimin e njëjtë për seancat./KosovaPress

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë