Veseli zëvendëson Thaçin në krye
të PDK, askush s'e voton kundë

Veseli zëvendëson Thaçin në krye<br />të PDK, askush s'e voton kundë
Kadri Veseli është zgjedhur Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në votimin e hapur, të gjithë delegatët kanë dhënë votën për Veselin, që ishte kandidati i vetëm.

Në fjalimin e tij në Konvetën e shtatë zgjedhore, Vesli ka kërkuar që t’i jepet mundësia edhe ndonjërit nga anëtarët e partisë që të kandidojë për Kryetar.

“Falënderoj kryesinë e PDK-së për vlerësimin që më ka dhënë. Nuk kemi dashur të krijojmë formalizma, t’i hedhim sy vetes dhe mediave se kinse e kemi një kundër-kandidat”, tha Veseli në fjalimin e tij para të pranishmëve para votimit.

PDK-ja, që nga themelimi në tetor të vitit të parë të lirisë 1999 e deri në shkurt 2016 udhëhiqej nga Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje pasi Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se, “pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme