Kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama i cili pati një retorikë të ashpër duke theksuar se do të luftohen grabitqarët në administratë duke i etiketuar doganierët si bluxhinsët që do të ikin që në ditët e para.
Në shkrimin e tij në Facebook, Vasili e cilëson Ramën një kryeministër barsaletë dhe se këtë standard Karagjozësh sipas tij e ka vendosur vetë shteti karagjoz.
Postimi i Vasilit
Kryeministri-barcaletë u flet inspektorëve për veshjen...
Ky shkollëpakti paska hallin e veshjes së inspektorëve. Humor që të gajas...
Ky për vete bën lajm kur vete nëpër bote i veshur si damlla dhe për këtë është bërë njeriu-barcaletë botërore, po për të kjo është normale, bile është edhe qejf i madh, megjithëse Shqipërisë i nxihet faqja për shkak të këtij.
1. Këtë standard karagjozësh dhe shteti karagjoz ka vendosur pa kthim po vetë ky njeriu-barcaletë, ndaj çfarë u kërkon të tjerëve?
2. Sa për përgjegjësinë për biznesin e ka të gjithën po ai, pasi po vetë e ka pasur timonin dhe tepsinë e tatimeve, doganave e gjithçka dhe po ai, duke i përdorur ato, dhunoi bizneset dhe u shkatërroi besimin e tyre.
Lajmërojeni shkollëpakun që i ka pasur vetë tatimet, doganat etj. Pasi ky s’di gjë dhe bëhet qesharak në llafazanërinë e tij ambulante.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com